image Borrelli kërkon të hiqen barrikadat në veri: Jemi të gatshëm ta forcojmë EULEX-in

Politikë

Borrelli kërkon të hiqen barrikadat në veri: Jemi të gatshëm ta forcojmë EULEX-in

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimi të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së ka folur edhe për tensionet në veri të Kosovës.

Gjatë një konference për media, Borrell ka kërkuar heqjen e barrikadave në veri.

Ai ka thënë se situata aktuale nuk është e pranueshme, ndërsa ka theksuar se u ka bërë kërkesë shteteve anëtare që të përforcojnë EULEX-in me trupa shtesë, nëse është e nevojshme dhe se kjo kërkesë ka hasur në mirëkuptim nga shtetet.

“Nga gushti, jemi në një rreth vicioz të konfrontimeve, provokimeve dhe reagimeve, që kanë përshkallëzuar në ditët e fundit, dhe kanë provokuar incidente serioze të sigurisë, përfshirë edhe një sulm ndaj misionit tonë, EULEX-it dhe ndaj Policisë së Kosovës. Barrikadat që bllokojnë rrugët, njerëz të armatosur nëpër rrugë, nuk është diçka që jemi të gatshëm ta pranojmë, nuk pranojmë këtë nga partnerët tanë, që po aspirojnë një të ardhme evropiane”, ka thënë Borrell.

Sipas tij, shtetet e kanë mirëpritur këtë kërkesë, me ç’rast shtoi se qetësia duhet të kthehet.

“Kjo situatë duhet të mbarojë e barrikadat duhet të largohen.  Këshilli qartë u ka bërë thirrje të dyja palëve për qetësi dhe frenim nga veprimet e dhunshme e provokative. I kam kërkuar shteteve anëtare që të jenë të gatshme të dërgojnë më tepër njësite në misionin tonë të EULEX-it. E shumë nga to janë pajtuar e kanë shprehur gatishmëri për të rritur kapacitetet nëse është e nevojshme”, ka thënë tuje Borrell.

/GazetaSinjali/