image Borrell thotë se është këtu ta ndihmojë Kosovën me 76 milionë euro investim

Kosovë

Termocentrali/ Borrell thotë se është këtu ta ndihmojë Kosovën me 76 milionë euro investim

news image

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, pas takimit me presidentin i Kosovës Hashim Thaçin, ka marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së gjelbër për Kosovën, rinovimi i Termocentralit ‘’Kosova B’’.

Gjatë kësaj ceremonie Borrell ka thënë se është i kënaqur që në emër të BE-së, t’i ofrojë 76 milionë euro për ta ndihmuar Kosovën në çështjen e trajtimit të ajrit.

“Sot jemi këtu që të shënojmë një investim të madh nga Bashkimi Europian. Jemi të kënaqur që të ofrojmë 76 milionë euro që ta ndihmojmë Kosovën në çështjen e trajtimit të ajrit”, ka thënë Borrell.

Kryediplomati spanjoll Borrell, gjithashtu ka shprehur kënaqësi që është në Kosovë për ta ndihmuar drejt standardeve të BE-së.

“Është nder i madh që të jem këtu me ju sot. Sipas zotimit tim personal, unë jam këtu që ta sjell më afër Kosovën drejt standardeve të BE-së. Energjia dhe Mjedisi janë shumë të rëndësishme”, është shprehur më tutje kryediplomati./-Gazeta Sinjali/