Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar personalisht Borrell përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Kam dal pozitiv në testin për COVID-19. Në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse, jam në izolim. Po ndihem mirë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Borrell së fundmi i ka bërë thirrje Putinit të zhbllokojë portet për qarkullimin e grurit nga Ukraina.