image Borrell për propozimin franko gjerman: E ka përkrahjen e 27 shteteve anëtare të BE-së

Politikë

Borrell për propozimin franko gjerman: E ka përkrahjen e 27 shteteve anëtare të BE-së

news image

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka folur për propozimin franko-gjerman, që së fundi u është dorëzuar dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Borrell thotë se e ka përkrahjen e fortë të 27 shteteve anëtare të BE-së.

“Jam i lumtur që kemi marrë përkrahjen e fortë të të gjithë ministrave për këtë iniciativë. Tash është propozim i 27 shteteve të BE-së. Pas incidenteve në verë ne kemi vendosur një propozim për dy liderët, e kemi përditësuar atë javët e fundit, pas marrëveshjes së fundit që e arritëm për targat, e që shpresonim se me të evituam tensionet. Ne e kemi ofruar atë propozim dhe duhet ta shtyjmë para urgjentisht, ka thënë Borrell.

Tutje, ai ka deklaruar se palët duhet të kthehen në dialog.

“Është një detyrë që BE-ja e ka marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe po ashtu unë si lehtësues. Kjo është esenciale për të dyja palët në rrugët evropiane”, deklaroi Borrell.

/GazetaSinjali/