image Borrell për marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Bashkëpunimi me ShBA-në ka qenë shumë pozitiv

Politikë

Borrell për marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Bashkëpunimi me ShBA-në ka qenë shumë pozitiv

news image

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka folur sërish për marrëveshjen për target mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.

Borrell në fjalën e tij në Parlamentin Evropian ka falënderuar të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Ai gjithashtu ka theksuar se bashkëpunimi me ShBA-në është shumë i mirë.

Në Ballkanin Perëndimor, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, e cila është zgjidhur falë punës së mirë të të Dërguarit tonë Special, Miroslav Lajçak, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv”, ka thënë Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së më tutje ka shtuar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe partnerizohen me ShBA-në në fushat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Megjithatë, Borrell tha se pavarësisht lidhjes së fortë që ka BE-ja me ShBA-në, duhet të fokusohen edhe në autonominë e tyre.

Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë saktësisht”, shtoi ai./GazetaSinjali/