image Borrell pas takimit me Kurtin: Normalizimi i raporteve me Serbinë, kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Politikë

Borrell pas takimit me Kurtin: Normalizimi i raporteve me Serbinë, kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së

news image

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të konferencës së Sigurisë në Mynih.

Borrell tha se normalizimi i raporteve me Serbinë është kyç për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian,

“U takova me Kurtin në #MSC2023 për të diskutuar për nevojën për avancim të propozimit të BE-së për normalizim raportesh me Serbinë, që është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për takim në nivel të lartë më 27 shkurt”, ka shkruar Borrell në Twitter pas takimit me Kurtin.

/GazetaSinjali/