Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka konfirmuar se do në takimin e sotëm të udhëheqësve të Këshillit Evropian, do të kërkohë përkrahje që të vazhdohet presioni ndaj Kosovës e Serbisë, me qëllim të deeskalimit të situatës.
Borrell ka paralajmëruar pasoja për të dyja shtetet nëse nuk shtensionojnë situatën.
Përfaqësuesi i BE-së ka thënë se sot në Këshillin Evropian do t’i njoftojë ndër të tjera liderët e shteteve perëndimore edhe për tensionet në veri të Kosovës.
“Do të njoftojë liderët për gjithë punën e këtyre ditëve. E do të kërkojë përkrahjen për të vazhduar të bëjë presion te palët, që të evitohet eskalimi e të kthehet në normalitet. Shtetet anëtare kanë vendosur në takimin e fundit të Këshillit, që masat duhet të merren, ekonomike e politike, t’u bëhet e qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim atëherë do të ketë kosto”, ka thënë Borrell.