image Borrell mirëpret mundësinë për bashkëpunim miqësor me presidentin Biden

Botë

Borrell mirëpret mundësinë për bashkëpunim miqësor me presidentin Biden

news image

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell mirëpriti sot fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe vlerësoi se largimi i Donald Trump rihap derën e bashkëpunimit të BE-së me presidentin e ri amerikan, i cili nuk e sheh Evropën si një armik.

Borrell në një shkrim në blogun e tij njoftoi se do të shmangej nga protokolli i zakonshëm diplomatik dhe praktika e shmangies së shprehjes së dashurisë politike.

Tutje, ai u shpreh i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve amerikane, raporton Reuters. /Gazeta Sinjali/