image Borrell - Kurtit: Nuk ka rrugë tjetër pos dialogut me Serbinë, keni marrë besim të madh tek populli

Politikë

Borrell – Kurtit: Nuk ka rrugë tjetër pos dialogut me Serbinë, keni marrë besim të madh tek populli

news image

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se i ka bërë të ditur atij se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se nuk ka datë të përcaktuar për takimin Kurti-Vuçiq, por që shtoi se janë marrë vesh që të vazhdojë ky proces.

“Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka alternativë tjetër. Duke arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra për ta marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë unë e inkurajova Z.Kurti që të përfshihet në këtë çështje”, tha Borrell.

Borrell tha se “dialogu është një nga çështjet më rë rëndësishme që diskutuam”, teksa ia përmendi Kurtit besimin e madh që mori nga qytetarët, siç tha ai për ta shtyrë Kosovën drejt BE-së.

“Një person kur e merr një mandat kaq të fortë nga qytetarët, do të thotë se ata po ta ofrojnë një mundësi për ta shtyrë Kosovën drejt Bashkimit Evropian, standardeve evropiane dhe ne shpresojmë që ju do ta shfrytëzoni këtë mundësi”, tha Borrell. /Gazeta Sinjali/