image Borrell i shqetësuar me zgjedhjet në Veri të Kosovës: Mund të ketë kriza të reja

Politikë

Borrell i shqetësuar me zgjedhjet në Veri të Kosovës: Mund të ketë kriza të reja

news image

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  ka thënë se mbetet i shqetësuar për numrin e vogël të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor për katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas tij, këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate dhe mund të sjellin tensione të reja nëse palët nuk e zgjidhin këtë çështje.

“Pika e fundit që është më pak pozitive, ne diskutuam për situatën në terren. Kemi shprehur shqetësimin e thellë për situatën në veri me një pjesëmarrje të vogël në procesin e votimit”.

“Këto zgjedhje nuk ofrojnë një zgjidhje afatgjate. Kjo nuk është çka ne dëshirojmë të kemi. Unë i kam inkurajuar palët që të gjejnë një zgjidhje që serbët të kthehen në pozicionet e tyre që i kanë braktisur”.

“Liderët nuk mundën të arrijnë një marrëveshje sonte dhe jam i shqetësuar që mund të kemi kriza të reja”.

/GazetaSinjali/