image Borrell “gati” për takimin me Kurtin dhe Vuçiqin: Kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës

Politikë

Borrell “gati” për takimin me Kurtin dhe Vuçiqin: Kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës

news image

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka ftuar për takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Borrell përmes një postimi në Twitter, thotë se duhet patjetër de-përshkallëzim të situatës dhe kthimi në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Kurti dhe Vuciq nesër do të takohen në Bruksel, ku temë diskutimi do të jetë marrëveshja për tagat.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një prononcimi kanë kërkuar marrëveshje për targat.

Faza e dytë e vendimit të shkallëzuar të Qeverisë që është gjobitja ka pasur të nis më 21 nëntor, por vendimi është shtyrë për një ditë duke i dhënë mundësi zhvillimeve në Bruksel.

/GazetaSinjali/