Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se e ka informuar Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, për takimin e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.
Borrell përmes një postimi në Twitter, e quajti zhgënjyes rezultatin e takimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“E informova Jens Stoltenberg për rezultatin zhgënjyes të takimit të sotëm të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përshkallëzimi duhet të shmanget. BE dhe NATO mbeten të koordinuara, gjithashtu në terren”, ka shkruar Borrell.
Tutje, ai tha se EULEX-i po monitoron situatën nga afër në veri të vendit.