Boris Johnson ka njoftuar se nuk do të kandidojë për udhëheqjen e konservatorëve.
Johnson tha se pavarësisht se ka pasur mbështetjen e deputetëve për të kandiduar, kishte arritur në përfundimin se “kjo thjesht nuk do të ishte gjëja e duhur për të bërë” pasi “nuk mund të qeverisësh efektivisht nëse nuk ke një parti të bashkuar në Parlament”.
Sipas BBC-së, Boris ka thënë se ka pasur mbështetjen e 102 deputetëve.