Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka dalë nga terapia intensive.
Kreu i qeverisë britanike vazhdon të qëndrojë i shtruar në spital pasi u prek nga koronavirusi.
Të mërkurën, pas dy ditësh në terapi intensive, Johnson ka dhënë shenja përmirësimi, ndërsa sot ka arritur të dalë nga terapia intensive.
Ndërkohë, situata nga koronavirusi mbetet shqetësuese në Britani pasi në 24 orët e fundit janë raportuar numër i madh i vdekjeve në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar.
Britania duket se nuk do të lëshojë pe lidhur me masat shtrënguese. Autoritetet pohojnë, se pavarësisht rritjes të numrit të personave të vdekur nga kjo sëmundje, ka pasur një ngalësim të përhapjes së virusit. /Gazeta Sinjali/