Kryeministri britanik, Boris Johnson, ngriti frikën se kufizimet e COVID- 19, mund të vazhdojnë gjatë pranverës, por edhe më gjatë.
Këto deklarata ai i bëri gjatë të enjtes pasi që ministrat refuzuan të tërhiqeshin nga planet për ndonjë lehtësim të mundshëm të bllokimit, shkruan “The Guardian” , transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë mendoj se është shumë herët për të thënë se kur do të jemi në gjendje të heqim disa nga kufizimet”, u tha Johnson gazetarëve gjatë një vizite në Didsbury.
Edhe zëdhënësi i Johnson nuk e përjashtoi bllokimin e vendit deri në verë.
Britania e Madhe është një nga vendet më të prekura me COVID-19.