Kryeminisri i Britanisë, Boris Johnson është gati të ja hapë derën gati tre million qytetarëve të Hong Kong-ut, nëse Kina e bën një ligj të ri për sigurinë. Sipas kritikëve thuhet se ky ligj do të rrezikonte autonominë e territorit të Hong Kong-ut.
Kryeministri Johnson ka thënë për “The Times” se janë të gatshëm të ofrojnë të bëjnë atë që ai e quan si “ndryshimet më të mëdha” në historinë e sistemit të vizave britanike për t’u lejuar 2.85 milion qytetarëve të Hong Kongut mundësinë e një shtetësie të plotë.
Kongresi Kombëtar i Popullit të Kinës, miratori një ligj të sigurisë për qytetin e Hong Kong-ut i cili i ka tensionuar marrëdhëniet me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ligji kriminalizon ndarjen, përmbysjen, terrorizmin, ndërhyrjen e huaj dhe “veprimet” që kërcënojnë sigurinë kombëtare. Aktivistët e Hong Kongut dhe kombet perëndimore kanë frikë se kjo do t’i japë fund autonomisë dhe lirive të veçanta të qytetit, duke i hapur rrugën zyrtarëve për të shtypur mosmarrëveshjen nën maskën e sigurisë kombëtare./Gazeta Sinjali/.