image Bordi shkarkon edhe Mentor Shalën nga RTK-ja

Kosovë

Bordi shkarkon edhe Mentor Shalën nga RTK-ja

news image

Mentor Shala është shkarkuar nga pozita e e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës.

Ky shkarkim i tij erdhi pas propozimit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekajt, i cili ka thënë se Shala në mënyrë të përsëritur ka shkelur ligjin për RTK-në.

Sipas arsyetimit të Ahmetxhekajt, thuhet se Shala ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe nuk ka ruajtur paanshmërinë.

Pas shkarkimit të Shalës vendin e tij do ta mbajë përkohësisht Arsim Halimi. /GazetaSinjali/