Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e parë konstituive, ku është zgjedhur kryetari dhe nënkryetari i këtij bordi, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetar është zgjedhur Besnik Boletini, ndërsa Arta Berisha është zgjedhur në pozitën e nënkryetares.
Votimi është bërë në mënyrë të fshehtë dhe kanë marrë pjesë dhjetë anëtarë.
Gjatë kësaj mbledhje, bordi ka diskutuar edhe për gjendjen aktuale të RTK-së.