image Bordi i RTK-së emëroi Adi Krastën zv. drejtor të përgjithshëm të mediumit publik

Sociale

Bordi i RTK-së emëroi Adi Krastën zv. drejtor të përgjithshëm të mediumit publik

news image

Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të drejtorit të përgjithshëm.

Në njoftimin e Bordit të RTK-së thuhet se për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij.

Në këtë mbledhje Bordi i RTK-së miratoi projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/