Bordi i Telekomit të Kosovës i ka njoftuar edhe zyrtarisht se do t`i zvogëloj pagat për të gjithë punëtorët e Telekomit të Kosovës.
Njoftimi është bërë i ditur për punëtorët pas raportimit të sotëm të Gazetës Sinjali lidhur me këtë çështje.
Në këtë njoftim, thuhet se “koeficienti i secilës gradë për të gjithë punëtorët pa dallim zbritet për 10 % përjashtuar pozitat e larta të parapara me Ligjin për Ndërmarrje Publike ku zbritja e koeficientit aktual është për 20 % , duke filluar nga data 01.01.2020.”
Ne arsyetimin e vendimit theksohet se “ky ndryshim aplikohet për arsye se TK është duke u përballuar me probleme teknike dhe ka shkurtuar të gjitha shpenzimet tjera operative me qellim të përmirësimit të shërbimeve për konsumatorë.”
Telekomi i Kosovës prej kohësh po përballet me telashe financiare si pasojë e keqmenaxhimit prej vitesh.
Kjo kompani së fundi ka pasur probleme rreth pagesave rrogave të stafit dhe gjendet buzë falimentimit./Gazeta Sinjali/