image Bora pastron ajrin në Prishtinë

Kosovë

Bora pastron ajrin në Prishtinë

news image

Sipas matësve të ajrit të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit del të jetë e mirë, raporton Gazeta Sinjali.

Indeksi i ndotjes për momentin është nëntë AQO i PM 2.5.

Kur ajri shënon këto parametra të këtij niveli konsiderohet i kënaqshëm dhe nuk paraqet rrezik për njerëz.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit.

/GazetaSinjali/