Prezantuesja Bora Zemani dhe Eno Popi e kanë përfunduar me sukses edhe një puntatë të Dancing With The Stars.
Në fund, Bora e ka lutur Enon që ta përfundoj më shpejt fjalinë në fund të emisionit, siç ka thënë ajo për një “sebep”
“Eno jepi më shpejt se është ora 00:00 e aty mbrapa po më pret dikush se e kemi një sebep”, ka thënë Bora.
Duke lënë të nënkuptohet se mbrapa kuintave është Donaldi, ai më të cilën Bora tashmë kalon kohë.
Dhe duket se “sebepi” është data e tyre e përvjetorit të lidhjes, datë kjo të cilën e pati bërë publike tash një vjet Donaldi, sa ishte në Big Brother Vip.
Me datën 5 të vitit të kaluar, ai ia kishte çuar Borës varësen e tij, si dhuratë për datën e lidhjes së tyre.