image Booker i pandalshëm në fitoren e Phoenix ndaj Chicagos/ Thompson shkëlqen ndaj Thunder

Basketboll

Booker i pandalshëm në fitoren e Phoenix ndaj Chicagos/ Thompson shkëlqen ndaj Thunder

news image

Ka përfunduar një tjetër natë interesante në NBA, shkruan Sinjali Sport.

Janë zhvilluar pesë ndeshje në natën e mbrëmshme në basketbollin amerikan, ku nuk kishte ndonjë rezultat befasues.

Takimi më interesant ishte mes Phoenix Suns dhe Chicago Bulls, që përfundoi me fitoren e atyre të parëve me rezultat të ngushtë 127:124.

Finalistët e finales së fundit Suns arritën këtë fitore pas performances fantastike nga komplet pesëshja e parë, ku të gjithë shënuan pikë dyshifrore.

Devin Booker ishte më i dalluar me 38 pikë, përderisa në anën tjetër te Bulls me po ashtu 38 pikë u dalluar Demar DeRozan, por që skuadra e tij nuk arriti fitoren.

Golden State Warriors triumfuan në udhëtim ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 110:98.

Warriors këtë fitore e gjetën fal 21 pikëve të sapo rikthyerit nga lëndimi i gjatë, Klay Thompson, përderisa Stephen Curry realizoi 18 pikë e 10 asistime.

Basketbollisti më efikas në këtë ndeshje ishte nga radhët e Thunder, Lu Dort, i cili shënoi 26 pikë.

Rezultat e të gjitha ndeshjeve të mbrëmshme janë këto:

Toronto Raptors – Charlotte Hornets 116:101

Miami Heat – Washington Wizards 121:100

Phoenix Suns – Chicago Bulls 127:124

Golden State Warriors – Oklahoma City Thunder 110:98

New York Knicks – Utah Jazz 104:113. /Gazeta Sinjali Sporti/