image Bombardohet Kherson: Së paku tetë të vrarë dhe 17 të plagosur, reagon Zelensky

Botë

Bombardohet Kherson: Së paku tetë të vrarë dhe 17 të plagosur, reagon Zelensky

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dënuar bombardimet ruse në vigjilje të Krishtlindjeve, ku mbetën së paku 8 të vrarë dhe 17 të plagosur në qytetin Kherson.

Përkundër tërheqjes së trupave ruse, qyteti jugor Kherson mbetet në kërcënim të vazhdueshëm prej nga ku trupat ruse armatosen nga Moska.

“Kherson. Në mëngjes, të shtunën në vigjiljen e Krishtlindjeve, në qendër të qytetit. Kjo është jeta e vërtetë e Ukrainës….Bota duhet ta shoh dhe kuptojë se me çfarë djaj po luftojmë”, shkruan Zelensky në Telegram, dhe duke publikuar pamje të sulmit.

Edhe zyra e prokurorit regjional të Kherson shkruan në rrjete sociale se më së paku 8 civilë janë vrarë dhe 17 janë plagosur, ku disa prej tyre kanë lëndime të rënda, raporton AFP.

/GazetaSinjali/