image Bombardimi rus i xhamisë në Ukrainë, vjen reagimi nga Turqia

Botë

Bombardimi rus i xhamisë në Ukrainë, vjen reagimi nga Turqia

news image

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se i ka kërkuar ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov mbështetje për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve turq nga një xhami në Mariupol të dielën, raporton CNN.

Kam kërkuar mbështetjen e Lavrov për t’i evakuuar qytetarët tanë”, tha Cavusoglu gjatë një konference për shtyp të dielën në Antalia.

Telefonat nuk funksionojnë dhe shpërthimet vazhdojnë. Shpresojmë për një zhvillim sot”, shtoi tutje.

Cavusoglu tha se xhamia ishte e padëmtuar nga një bombë që ra aty pranë dhe se autobusët po prisnin për t’i evakuuar qytetarët turq nga xhamia.

Lufta u shndërrua në një luftë rrugë më rrugë. Është shumë e rrezikshme për t’i evakuuar njerëzit. Duhet një korridor humanitar”, vazhdoi ai.

Ministria e Jashtme e Ukrainës pohoi të shtunën në një postim në Twitter se bombardimet ruse kishin në shënjestër xhaminë e Sulltan Sulejmanit, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë disa shtetas turq.

/GazetaSinjali/