image Bombardimet nuk ndalen, rusët i afrohen qendrës së Kievit

Botë

Bombardimet nuk ndalen, rusët i afrohen qendrës së Kievit

news image

Në orët e mëngjesit, janë dëgjuar disa shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Autoritetet e Kievit njoftojnë se një ndërtesë banimi 12-katëshe në lagjen Shevchenko u godit nga bombardimet ruse rreth orës 6 të mëngjesit.

Edhe një ndërtesë nëntëkatëshe u dëmtua po ashtu.

Nga këto shpërthime janë lënduar dy persona dhe 35 të tjerë janë evakuar nga ndërtesa.

Zjarri u shua në mëngjes dhe ekipet e shpëtimit tani po kërkojnë për të mbijetuar.

Banorët në të gjithë qytetin mbeten të izoluar në bunkerë, në strehimore nën tokë dhe në shtëpitë e tyre, pas shtetrrethimit dyditor.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se është një moment “i vështirë dhe i rrezikshëm” për kryeqytetin.

/GazetaSinjali/