Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve në qytetin e Kharkiv-it.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale.
“Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në zonat e goditura,” raporton transmetuesi publik ukrainas Suspilne.
Kharkivi, i cili ndodhet në verilindje të Ukrainës, është ndër zonat që është përballur pothuajse vazhdimisht me predha gjatë rrjedhës së luftës.
Një numër i madh stacionesh metroje janë kthyer në strehimore në qytet, ndërsa disa banorë tashmë jetojnë nën tokë.