Marrëdhënia personale e Presidentit amerikan Donald Trump me liderin rus Vladimir Putin mbetet një mister, shkruan ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton në librin e tij.
“Sa i përket vlerësimit të Putinit, ai (Trump) nuk i shprehu mendim askujt, të paktën jo para meje. Asnjëherë nuk e pyeta se çfarë mendoi Trump, mbase i frikësuar nga ato që mund të dëgjoja. Marrëdhënia e tij personale me udhëheqësin rus mbeti një mister”, shkroi ai, transmeton Gazeta Sinjali.
Bolton në librin e tij shprehet se Putini i di qartë qartë interesat kombëtare të Moskës , për këtë arsye ata nuk u lejuan të linin vetëm Presidentin e SHBA Donald Trump me të.
“Putini më habiti, sepse ai është plotësisht i informuar për gjithçka, i qetë dhe vetëbesues, pavarësisht se cilat çështje ekonomike dhe politike diskutohen në Rusi. Ai i njihte plotësisht përparësitë e Moskës në fushën e sigurisë kombëtare. Unë nuk kam dashur ta lë atë në një dhomë një-me-një me Trumpin”, shkroi Bolton.
Ai theksoi se lideri rus la një përshtypje të tillë tek ai pas takimit para samitit Rusi-SHBA në Helsinki në vitin 2018.
Bolton dha dorëheqje si këshilltar i sigurisë kombëtare shtatorin e kaluar. Trump më pas tha se Bolton bëri disa gabime dhe se ata nuk pajtohen për afrimin ndaj Koresë së Veriut dhe Venezuelës. Libri i Boltonit i quajtur “Dhoma në të cilën ndodhi gjithçka: Kujtimi i Shtëpisë së Bardhë” doli në shitje në Shtetet e Bashkuara, në të cilën ish-zyrtari hedh dritë në faqet më të diskutueshme dhe haptas të turpshme të biografisë së Donald Trump si president.
Presidenti amerikan së fundmi shkroi në Twitter se kujtimet e ish bashkëpunëtorit të tij ishin një “përmbledhje gënjeshtrash”. /Gazeta Sinjali