image Bolton: SHBA-ja do ta mbështeste vendimin e Britanisë për Brexit pa marrëveshje
[wp-story id="814678"]

Botë

Bolton: SHBA-ja do ta mbështeste vendimin e Britanisë për Brexit pa marrëveshje

news image

John Bolton, këshilltar amerikan për Siguri Kombëtare, u ka thënë zyrtarëve britanikë në Londër se administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron të jetë bashkëpunuese në procesin e Brexitit dhe se është e gatshme të hartojë një marrëveshje për tregti mes SHBA-së dhe Britanisë.

“Ne duam të ndihmojmë për Brexit”, ka thënë Bolton para gazetarëve në Londër, pas një takimi me zyrtarë të lartë nga zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Ai ka thënë se zyrtarët britanikë kanë theksuar se Britania është e gatshme të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

Ai po ashtu ka thënë se SHBA-ja do ta mbështeste me entuziazëm një Brexit pa marrëveshje, nëse Qeveria Britanike merr vendim që të veprojë ashtu.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë, me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, derisa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja, kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016./Sinjali/