COVID-19

Të infektuar

10590

Të shëruar

6248

Të vdekur

354

Bolton: Ndarja e kufijve ishte ide e liderëve të Kosovës dhe Serbisë

news image

John Bolton, ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit të Amerikës, Donald Trump, ka folur për çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Bolton tha se kjo ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, më saktësisht e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit.

Bolton ka treguar gjithashtu edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, ndërsa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan.

Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë. Më shqetëson se nga këto takime do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, amerikën por edhe europianët duhej vëmendje ndaj situatës. Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve”, tha Bolton për Fokus.

Tutje, Bolton tregon edhe temat kryesore të takimit që do të diskutoheshin.

Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se  kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni.  Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë”, tha Bolton. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin