Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në kategorinë IBO Mediterranean.
Ai e mposhti kundërshtarin Franck Mendy.
Lufta u zhvillua në një ndeshje me dhjetë raunde.
Meçi që u zhvillua në Londër u vendos në fund me pikë, pasi lufta ishte tejet e fortë.
Për 26-vjeçarin, kjo ishte fitorja e 16-të në karrierë, gjashtë prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa e ka vetëm një humbje.
Kështu boksieri shqiptar, bëri që Londra të vishet “Kuq e Zi”.