Delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës është nisur edhe njëherë për në Serbi, ku mbahet Botërori i boksit amator, por sërish nuk është lejuar që të hyjë në këtë shtet, shkruan Sinjali Sport.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari për media në Komitetin Olimipik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi.
“Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për Kampionatin Botëror të boksit, që mbahet në Beograd”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali Sporti/