image Bogujevci kërkon nga qeveria krijimin e një fondi për viktimat e dhunës në familje

Kosovë

Bogujevci kërkon nga qeveria krijimin e një fondi për viktimat e dhunës në familje

news image

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, në seancën e sotme parlamentare, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të krijojë fondin emergjent për strehimoret e viktimave të dhunës në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Urgjentisht duhet të kërkohet krijimi i fondit emergjent për strehimore për viktimat e dhunës në familje. Aktualisht të gjitha strehimoret janë në krizë financiare dhe mund të mbyllen në mungesë të mbështetjes institucionale. Shteti duhet të jetë garanci e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Bogujevci kritikoi edhe qeverinë për mos interesim për të debatuar për këtë temë në Kuvend.

Ne qeveri nuk kemi, siç po e shihni, përveç ministrit të mirëqenies asnjë prej qeveritarëve nuk i kemi këtu sot. Për fat të keq gjitha këto kërkesa dhe punë do të bëheshin nëse do të kishte adresë politike për t’i zgjidhur”, tha ajo./Gazeta Sinjali/