image BMW prezanton modelin e ri M5 sportiv - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

41299

Të shëruar

26453

Të vdekur

1062

BMW prezanton modelin e ri M5 sportiv

news image

BMW ka publikuar imazhe të reja të sedanit premium sportiv.

Bavarezët kanë prezantuar veturën e re të rifreskuar M5 në qershor dhe tani kemi mundësinë të shohim fotografitë.

BMW ka zgjedhur një automjet të kuq për xhirimin promovues, i cili thekson më tej karakterin sportiv të veturës.

Kjo makinë ka një motor benzinë ​​4.4 litërsh, V8 twin-turbo me 625 kuaj fuqi dhe 750 Nm.

Njësia është e lidhur me një automatik me 8 shpejtësi dhe fuqia transmetohet në të 4 gomat.

Shoferi mund të zgjedhë midis mënyrave të ngasjes 2WD, 4WD dhe 4WD Sport.

Kjo veturë parashihet të ketë shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë, duke e arritur atë për vetëm 3.3 sekonda.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/orë, por me paketën opsionale M Driver kufiri zhvendoset në 305 km/orë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: