Gjiganti gjerman i automobilave BMW deklaroi se do të mbyllë tri nga fabrikat e saj në qytetin kinez Shenyang, ku ka punësuar rreth 18 000 persona dhe prodhon gjysmë milioni automjete çdo vit, për shkak të ‘koronavirusit’.
“Pushimi njëjavor për Vitin e Ri kinez është zgjatur me një javë deri më 9 shkurt”, deklaroi një zëdhënës i BMW-së në Munih.
Sipas tij vetëm punonjësit e zyrës në Shenyang do të rikthehen të hënën në punë, megjithatë ata do të punojnë nga shtëpia.
Zëdhënësi i BMW-së nuk dha informacione shtesë se çfarë do të ndodhë përtej 9 shkurtit. /Gazeta Sinjali/