Bluza e veshur nga Diego Maradona kur shënoi dy nga golat më të paharrueshëm në botë, për të eliminuar Anglinë nga Kupa e Botës 1986, është shitur për më shumë se 7 milionë funte në ankand.
Gjatë çerekfinales, topi goditi qartë në krahun e lojtarit argjentinas përpara se të futej në rrjetë për golin e parë, i cili u bë i njohur si ‘Dora e Zotit’.
Në atë kohë, sulmuesi e përshkroi golin si “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”.
Fanella u shit për 7,142,500 £ – duke shënuar një rekord të ri ankandi për një artikull me evnte sportive, sipas Sotherby’s.