Gjatë rrugës Pejë – Bogë janë shkaktuar kolona të gjata të veturave me ç’rast qytetarët po detyrohen të presin gjatë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi bëri të ditur se këto kolona janë shkaktuar si pasojë e parkingjeve ilegale.
“Në Bogë është bllokuar rruga për shkak të parkingjeve ilegale, që i kanë parkuar rrugës vozitësit e pandërgjegjshëm. Patrolla të mjaftueshme janë atje, kompania për pastrim të rrugëve janë duke u përpjekur ta zhbllokojnë rrugën dhe të ketë lëvizje të lirë”, tha Gashi.
Po ashtu, Gashi bëri të ditur se të gjithë ata persona që kanë parkuar automjetet e tyre në vendet e ndaluara do të gjobiten.
“Ata që i kanë parkuar keq, do të ju shqiptohen gjoba”, tha Gashi.
Kurse, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihen kolonat e gjata dhe sipas tyre kjo gjë ndodh çdo javë.