image Blinken viziton Afganistanin - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

106.914

Të shëruar

99.628

Të vdekur

2.225

Blinken viziton Afganistanin

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri të enjten një vizitë të papritur në Afganistan për t’u dhënë sigurime udhëheqësve dhe publikut afgan pas vendimit të Presidentit Joe Biden për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga vendi.

Blinken u takua me presidentin afgan Ashraf Ghani, kreun e ekzekutivit Abdullah Abdullah dhe personalitete civile, një ditë pasi Presidenti Biden njoftoi se të 2500 ushtarët e mbetur amerikanë në Afganistan do të ktheheshin në atdhe deri më 11 shtator, që përkon me 20 vjetorin e sulmeve terroriste, të cilat çuan në ndërhyrjen amerikane.

Blinken u përpoq të siguronte udhëheqjen afgane se tërheqja nuk nënkupton fundin e marrëdhënieve SHBA-Afganistan.

“Doja të demonstroja me vizitën time angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës Islamike dhe popullit të Afganistanit”, i tha Sekretari Blinken Presidentit Ghani, gjatë takimit në pallatin presidencial në Kabul.

“Partneriteti po ndryshon, por vetë partneriteti është i qëndrueshëm”, tha ai./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: