Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor pas vizitës së tij me liderë të tjerë arabë në rajon.
Ai ka thënë se është konfirmuar angazhimi i tyre në ofrimin e ndihmës humanitare dhe rivendosjen e shërbimeve thelbësore në Gaza.
“U takuam me Presidentin Abbas dhe konfirmuam angazhimin tonë për ofrimin e ndihmës humanitare dhe rivendosjen e shërbimeve thelbësore në Gaza. E bëri të qartë se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të përfundojë dhe përsëriti mbështetjen tonë për një zgjidhje me dy shtete”, tha Blinken.