image Blinken: Sulmet ruse në Ukrainë janë barbare

Botë

Blinken: Sulmet ruse në Ukrainë janë barbare

news image

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi sot ashpër sulmet e Rusisë ndaj civilëve dhe rrjetit të energjisë në Ukrainë dhe njoftoi vazhdimin e mbështetjes së fortë të NATO-s për Kievin zyrtar.

Në fund të një takimi dy-ditor të ministrave të jashtëm të anëtarëve të NATO-s në Bukuresht, Blinken u tha gazetarëve se presidenti rus Vladimir Putin “po zhvillon një luftë kundër civilëve sepse ai nuk arrin ta mposht Ukrainën ushtarakisht”, duke e vlerësuar atë si një “akt barbar”.

“Dhe ai po e bën këtë duke u përpjekur të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, të fikë dritat, të fikë ngrohjen dhe ujin në mënyrë që civilët të vuajnë.” Është e qartë për mua se mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet e fortë dhe e vendosur”, tha Blinken.

Kreu i diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba, i cili u takua me Blinken në margjinat e takimit, u tha gazetarëve se në takimin ministror të NATO-s, Ukraina mori premtime të shumta nga disa anëtarë të aleancës në lidhje me dërgimin e armëve shtesë dhe pajisjeve të energjisë.

Kuleba, megjithatë, nuk donte t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve nëse këto premtime vlejnë edhe për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, të cilin Ukraina e kërkon me këmbëngulje nga partneri i saj.

Dorëzimi i sistemit Patriot në Ukrainë do të përmirësonte shumë mbrojtjen e saj kundërajrore.

/GazetaSinjali/