image Blinken: NATO po shikon rreth vendosjes së përhershme në Baltik

Botë

Blinken: NATO po shikon rreth vendosjes së përhershme në Baltik

news image

NATO po shikon zgjerimin e mëtejshëm të pranisë së saj në Evropën Lindore me pozicione të përhershme duke u vendosur në vendet baltike, tha të hënën Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken.

Ne po vazhdojmë ta bëjmë këtë tani duke përfshirë vendosjen e forcave shtesë, duke përfshirë forcat amerikane këtu në Lituani, pjesë të ndryshme të pajisjeve të rëndësishme, të cilat të gjitha janë duke u vendosur këtu dhe të dislokuara në shtetet e tjera në Baltik”, tha Blinken në një konferencë shtypi në kryeqytetin lituanez Vilnius, shkruan CNN.


Duke folur së bashku me Ministrin e Jashtëm të Lituanisë Garbrielius Landsbergis, Blinken vazhdoi: “Në të njëjtën kohë, ne po rishikojmë vazhdimisht brenda NATO-s qëndrimin tonë të mbrojtjes, duke përfshirë shqyrtimin e çështjeve të zgjerimit të dislokimit të forcave, duke shqyrtuar çështjet e vendosjeve më të përhershme“.

E gjithë kjo është nën shqyrtim të rregullt dhe ne jemi të angazhuar me aleatët e NATO-s për ta bërë këtë“, vijoi ai.

Ai përsëriti angazhimin e SHBA-së dhe aleatëve ndaj nenit 5 të NATO-s, i cili konsideron se një sulm ndaj një vendi është një sulm ndaj të gjithëve.

Nëse ka ndonjë agresion diku, në territorin e NATO-s në vendet e NATO-s, ne Shtetet e Bashkuara, të gjithë aleatët dhe partnerët tanë do të ndërmarrim veprime për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Është aq e qartë dhe e drejtpërdrejtë sa kjo”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/