Shteti i Kosovës sot ka pranuar 35 mijë e 100 doza të vaksinës kundër COVID-19 Pfizer/BioNTech, që janë dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes programit COVAX.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ShBA-të kanë ndarë kontingjentin e parë prej 500 mijë doza të vaksinës “Pfizer” për Kosovën.
Blinken gjithashtu tha se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.
“Sot, SHBA-ja dhuroi këstin e parë prej 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken në Twitter. /GazetaSinjali/