image Blinken: Do të ketë sanksione për 11 zyrtarë tjerë të korruptuar

Botë

Blinken: Do të ketë sanksione për 11 zyrtarë tjerë të korruptuar

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar masa tjera kundër personave të korruptuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktual dhe të mëhershëm për korrupsion.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë“, ka shkruar Blinken.

Kujtojmë që dje Thesari amerikan ka sanksionuar 13 anëtarë të bandës së krimit të organizuar, që bazën e ka në veri të Kosovës.

/GazetaSinjali/