image "Blick" i kushton artikull vrasjes së Armendës në Prizren

Kosovë

“Blick” i kushton artikull vrasjes së Armendës në Prizren

news image

Një çift me nënshtetësi zvicerane u grindën të martën në Prizren gjatë pushimeve të tyre në Kosovë. Më pas, Bajram V. (61 vjeç) qëlloi gruan e tij Armenda V. (42 vjeçare). Viktima është nëna e këshilltares së Ramush Haradinajt, shkruan e përditshmja zvicerane Blick, transmeton Sinjali.

Të martën mbrëma ndodhi një skenë e përgjakur krimi në qytetin e Prizrenit. Çifti udhëtuan nga Zvicra në Kosovë për t’i kaluar pushimet e tyre atje. Por udhëtimi përfundoi me një akt të përgjakshëm, pas një mosmarrëveshje. Ngjarja ndodhi vetëm 100 metra larg shtëpisë së Bajram V dhe gruas së tij, Armenda V, vijon artikulli i Blick, raporton Sinjali.

“Vrava gruan time”

“Unë e vrava gruan time”, tha Bajram V. kur thirri policinë. I dyshuari është arrestuar. Viktima është nëna e Diellza H, këshilltare e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit policorë gjetën 15 gëzhoja plumbash. Të dyshuarit i është bastisur edhe shtëpia ku i është gjetur një revole me 42 plumba.

Më shumë për tragjedinë e djeshme KËTU:

Në artikullin e “Blick” janë shpërndarë edhe postimet e Diellza Hotit, kur ajo njofton për humbjen e nënës së saj.

/Sinjali/