image Blick: 70 për qind nuk e dëshirojnë Xhakën si kapiten të Zvicrës

Futboll

Blick: 70 për qind nuk e dëshirojnë Xhakën si kapiten të Zvicrës

news image

Granit Xhaka ishte ylli dhe njëri prej lojtarëve më të dalluar te Kombëtarja e Zvicrës, por njëjtë nuk po mendojnë një pjesë e tifozëve zviceran.

Gazeta më e madhe në Zvicër “Blick” ka hartuar një pyetësor, ku ka pyetur lexuesit “A duhet t’i hiqet shiriti i kapitenit Granit Xhakës”.

Deri më tani kanë votuar 28 mijë persona, ku 70 për qind e tyre nuk e shohim më Xhakën si kapiten të tyre.

Ky sondazh është publikuar në orën 17:00.

Xhaka në ndeshjen ndaj Serbisë, bëri bujë me lojë brenda dhe jashtë fushës, madje duke edhe u përplasur me futbollistët serbë. 

/GazetaSinjali/