image Blerta Surroi refuzohet për profesoreshë të angazhuar në Universitetin e Prishtinës

Kosovë

Arsim/ Blerta Surroi refuzohet për profesoreshë të angazhuar në Universitetin e Prishtinës

news image

Artistja Blerta Syla Surroi nuk është pranuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës si profesoreshë e angazhuar.

Ky vendim është marrë nga komisioni vlerësues i kryesuar nga Visar Mulliqi dhe anëtarët, Agron Bytyçi dhe Sabri Shaqiri me arsyen se “Ish-Miss Kosova”, Blerta Surroi ka përfunduar studimet Bachelor në grafikë dhe nuk i përket drejtimit përkatës të Pikturës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas dokumenteve, Blerta Surroi nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara në Statutin e Universitetit të Prishtinës, pasi që në dosjen e saj nuk rezulton as-një veprimtari artistike, apo çmim ndërkombëtar për veprimtari në këtë fushë.

Në dokumentacionin që posedon Gazeta Sinjali thuhet se Blerta Surroi nuk ka pasur aktivitete mësimore në fushën ku ajo ka konkurruar, poashtu nuk ka kontribute shkencore në këtë fushë. E njëjta nuk ka shkruar apo përkthyer ndonjë libër, nuk ka as publikime në revista vendore as ndërkombëtare.

Kujtojmë se Blerta Surroi është bashkëshorte e publicistit Veton Surroi. / Gazeta Sinjali/