image Blerta Deliu e quan fëmijë Vjosa Osmanin pasi e largoi fotografinë e Thaçit

Kosovë

Reagim/ Blerta Deliu e quan fëmijë Vjosa Osmanin pasi e largoi fotografinë e Thaçit

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bleta Deliu, ka reaguar ndaj kryeparlamentares, Vjosa Osmani pasi që kjo e fundit e largoi fotografinë e presidentit Thaçi nga zyra e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu e ka quajtur sjellje fëmijërore, zëvendësimin e fotografisë me atë të presidentit Rugova.

“Ky është një standard i ri për institucionet e Kosovës dhe një lojë tërësisht fëmijërore që nxjerr në pah më së shumti papjekurinë politike dhe teket personale të Vjosa Osmanit”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Tutje ajo theksoi se presidenti Thaçi e mban stemën e ish-Presidentit Ibrahim Rugova edhe pse nuk është e detyrueshme me ligj.

“Logoja simbolike e presidentit Ibrahim Rugova me flamurin dardan, për të cilën nuk ekziston asnjë vendim, asnjë procesverbal dhe asnjë bazë ligjore që e mbështetë mbajtjen e saj, për hir të respektit dhe madhështisë së Hashim Thaçit, ende figuron në zyrën e tij”, ka shkruar Deliu./Gazeta Sinjali/