image Blerona Zeqiri sqaron të vërtetën se a ka qenë në lidhje dashurie me Cozman

Bota e Yjeve

Showbiz/ Blerona Zeqiri sqaron të vërtetën se a ka qenë në lidhje dashurie me Cozman

news image

Moderatorja shumë e përfolur kosovare Blerona Zeqiri, ishte njëra ndër të ftuarat në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko kush luan”.

Në kuadër të lojërave që zhvillohen në këtë emision, moderatorja qartësoi njëherë e mirë për publikun se a ka qenë në lidhje me rep-artistin Cozman, transmeton Gazeta Sinjali.

Blerona tha se mes saj dhe Cozman nuk ka pasur asgjë, anipse para dy viteve në media kishte qarkulluar një foto e dyshes ku shiheshin shumë të afër me njëri-tjetrin.

Në një sfidë tjetër të këtij emisioni, moderatorja tha se personazhi më mendjemadh që ka intervistuar ka qenë Flori Mumajesi, si dhe “personazhi më pis” është përgjigjur duke qeshur për Ledri Vulën, pasi që sipas saj ka edhe një këngë të titulluar kështu./Gazeta Sinjali/