Këngëtari i njohur, Blero po merr pjesë në edicionin e dytët të spektaklit më të madh në vend, Big Brother VIP Kosova.
I njëjti po shijon pjesëmarrjen dhe po e shfrytëzon këtë mundësi për t’u afruar më shumë me publikun.
Teksa ditët brenda shtëpisë po vazhdojnë, po rriten edhe deklaratat e banorëve të pathëna më herët.
Së fundmi Blero foli për njërën nga këngëtarët më të dashura të publikut, Dafina Zeqirin për të cilën tha se ka qenë adoleshente kur ai e ka ftuar në studion e tij dhe që prej aty ka dalë një “super yll”.
“Produktiviteti i Dafinës ka filluar kur i ka pasur 16 vjeçe, e kam dëgjuar edhe i kam thënë hajde me mua në studio. Shyqyr që i kam thënë ashtu dhe prej aty e kemi një super yll”, deklaroi Blero.
Dyshja në fjalë kanë bashkëpunuar në këngën hit të titulluar “La Vida Loca”, por që më pas i ftohën raportet me njëri-tjetrin.