image Dj Geek i jep 'lamtumirën e fundit' publikisht Dafinës

Bota e Yjeve

Dj Geek i jep ‘lamtumirën e fundit’ publikisht Dafinës

news image

Tash e gjashtë vite, Dj Geek ishte pjesë e ekipës “Moneyz”, ekip kjo e përbër nga këngëtarja Dafina Zeqiri.

Gjatë kësaj kohe siç dihet tashmë, Djgeek dhe këngëtarja patën një lidhje romantike për vite me radhë, e cila përfundoi pak muaj më parë.

Dyshja edhe pse i kishin dhënë fund kësaj lidhje, raporti kolegial vazhdonte të qëndronte.

Por, duket se edhe këtij raporti i ka ardhë fundi. Ishte vetë Djgeek ai i cili njoftoi se që nga mbrëmë kur u përmbyllen koncertet e Dafinës për këtë sezon, më nuk do të jetë pjesë e këtij ekipi.

Ai ka falenderuar të gjithë përkrahësit e tij në këtë rrugëtim, të cilin e quajti “të paharrueshëm”.

/GazetaSinjali/